Një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim në Tiranë, Yuri Kim ngriti dyshime mbi procesin që pritet të çojë në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ajo kërkoi që të mos ketë manipulime dhe të hiqet dorë nga metodat e vjetra. Sot, gazetarët pyetën ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për këtë reagim të ambasadores amerikane.
“Reforma në drejtësi nuk ka mbaruar, nuk është një punë që kryhet njëherë e mirë, është dinamike. Unë ju siguroj që në emër të qeverisë nëse doni, që jemi ashtu sikur kemi qenë, të vendosur, sikur e iniciuam këtë reformë.
Sot është në finalen e vet, do të vijojmë ta mbështesim. Cdo ngjarje të pakëndshme, apo vëmendje e shtuar e kërkuar për ta imunizuar nga ndikime, pa tjetër që e shqetëson njëlloj qeverinë dhe ne jemi në krahun e përsosjes së reformës në drejtësi” tha ai.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Ka indicie? Yuri Kim: Politika të mos “fusë duart” në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut