Një shtetas turk është kapur në doganën e Kapshticës duke tentuar të largohej me një shumë parash të pa deklaruara.
Policia ka bërë me dije se ai po udhëtonte me një kamion dhe se i janë sekuestruar 17 mijë euro.
“Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ka njoftuar polcia.