“Ne shpresojmë që argumentet tona do të dëgjohen në Ankara dhe se do të gjenden mënyra të tjera për zgjidhjen e problemit,” tha Alexander Lavrentiev në një takim për Sirinë me delegacionet e Turqisë dhe Iranit në Kazakistan.
Lavrentiev tha se Shtetet e Bashkuara po ndiqnin një kurs “katastrofik” në Sirinë verilindore dhe se zgjidhja e çështjes kurde do të ishte një faktor i rëndësishëm në stabilizimin e situatës në rajon.
Rusia, Turqia dhe Irani u zotuan në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve për t’i rezistuar më tej “planeve separatiste që synojnë të minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendeve fqinje, nëpërmjet sulmeve dhe ndërhyrjeve ndërkufitare”.
Ndërkohë, një luftëtar kurd u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në një sulm me dron nga ushtria turke kundër një baze ruse në Sirinë verilindore, tha një zyrtar i forcave kurde./Protothema