Pas humbjes së Argjentinës vjen befasia e dytë, Gjermania është mposhtur nga Japonia 1-2 në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit.
Gjithçka u duk e lehtë për Gjermaninë kur në minutën e 32-të kaloi në avantazh me Gundogan nga pika e bardhë e penalltisë.
Por Japonia besoi dhe në pjesën e dytë në minutën e 75-të barazoi me Doan. Dhe në fund kur po pritej goli i fitores nga gjermanët, erdhi nga japonezët me Asaon që shtangu pancerat.