-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

23 amendamentet që bashkuan PD-në

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të gruçit parlamentar ka deklaruar se deputetët demokratë kanë dorëzuar në kuvend 23 amendamente për ndryshimin në projekt buxhet.

Ajo që bie në sy në këto amendamente është fakti i “bashkimit” të deputetëve, pasi pikat janë propozuar nga të dyja palët. Më saktësisht, deputet si Lefter Gështenja, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, i cilët kanë qëndruar besnik të PD-së të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në këto pika të prezantuara nga Berisha. Por vetë Alibeaj duket sikur nuk ka dashur të përzihej, pasi nuk ka propozuar asnjë pikë.

Amendamentet e propozuara 

1.Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).
2.Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).
3.Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).
4.Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)
5.Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).
6.Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).
7.Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).
8.Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).
9.Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).
10.Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).
11.Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).
12.Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).
13.Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).
14.Limiti i arkes (Emilia Koliqi).
15.Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).
16.Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).
17.Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).
18.Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).
19.Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).
20.Votimi elektronik durres elbasan (Oerd Bylykbashi).
21.Demet e permbytjeve shkoder lezhe (greta bardeli).
22.Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)
23.Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit