-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tym i bardhë” për targat/ Reagon Borrell: Ka marrëveshje Kosovë-Serbi!

Kryesoret

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka dhënë lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell thekson se dy kryenegociatorët kanë arritur marrëveshjen dhe kanë rënë dakord me masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Kosova dhe Serbia gjejnë më në fund gjuhën e përbashkët, arrijnë marrëveshje për targat!

Sipas tij Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

POSTIMI I BORRELL:

Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit