Ish-kryeministrit britanik, Boris Johnosn, i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një mik i madh i Ukrainës.
“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!” tha ai.
Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit. Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.