Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjes e së premtes kundër Shteteve të Bashkuara.
Sulmuesi lëndoi kyçin e këmbës në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Iranit dhe më vonë u zëvendësua.
Frika e humbjes së pjesës tjetër të turneut pas lëndimeve ka qenë kryefjala e të gjitha kombëtareve në këtë Botëror.
Por trajneri i Anglisë, Gareth Southgate u shpreh se Kane është mirë dhe gati për të premten.
Ndërkohë mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire është në gjendje të mirë pasi edhe ai u zëvendësua gjatë ndeshjes të hënën.
Një tjetër lajm i mirë për skuadrën angleze është se Kyle Walker është në dispozicion për të luajtur të premten. Kjo do të jetë ndeshja e tij e parë pas operacionit në ije në tetor.
Sulmuesi Callum Wilson nuk u stërvit të mërkurën me pjesën tjetër të zëvendësuesve në bazën stërvitore në Al Wakrah.
Nga ana tjetër mesfushori James Maddison nuk u stërvit për shkak të një problemi në gju, i cili humbi edhe ndeshjen kundër Iranit.
Anglia do të kualifikohet në fazë e 16-ve nëse mposht Shtetet e Bashkuara.