-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Jep 7, merr 2”! Alibeaj: Durrësi “lavatriçe” si Tirana! Do ta çojmë në Kushtetuese

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi se në portin e Durrësit me projektin e ri të qeverisë do të investohen 1.9 mld euro para të pista. Deputeti demokrat e krahasoi investimin në Durrës me ndërtimet në Tiranë.

Kush është ky që na paska mbirë në derë? Alabar? E çfarë pastaj? Statusi i investitorit strategjik i është një shoqërie të regjistruar në Ishujt Kajman në parajsat fiskale. Të fal 800 mijë m2, të bën investitor strategjik me plaçkën e shqiptarëve.

A mos janë këto mjeti për të hyrë paratë e krimit në Shqipëri? Alternativë tjetër nuk ka. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës do të vijnë vetëm nga paraja e krimit se rrugë tjetër nuk ka.

Eksperimenti është bërë në Tiranë, 1.6 mld euro kulla me kate me apo pa leje. Pastrim parash. Në një aferë pastrimi paraje si kjo e Durrësit mendoni se cfarë do të ndodhë” tha ai. Projekti i ri, tha më tej ai, bie ndesh me BE-në.

Dje u mor një sinjal. BE 28 mln euro që do të jepte për portin e Durrësit i tërhoqi. Jep 7-të dhe merr 2, çfarë leverdie është kjo? Kjo është vjedhje” tha deputeti.

Alibeaj ka se opozita nuk do të ndalet. “E di që ju do ta miratoni, por sapo ta miratoni do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit