Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh sot në Kuvend se Shqipëria dhe qytetarët nuk fitojnë asgjë, përkundrazi, humbasin nga marrëveshja për portin e Durrësit.
Pas skemës, ai tha se qëndrojnë ndërtuesit shqiptarë dhe vetë Edi Rama.
“Investitori do të ketë emrin, pjesën tjetër të investimit do ta kenë kompani offshore që nuk dihet ku e kanë lidhjen.
Nëse është kaq serioz dhe me këto të dhëna, pse nuk bëhet si kudo, bregu është pa fund, pse nuk u bë në Jug, apo në Karpen? Shitjet kanë filluar pa kaluar kontrata” tha ai.
Një përgjigje e kishte edhe për fyerjet dhe ofendimet që u lëshoi Edi Rama. “Kloun, qesharak, ndyraq që me gojën e tij të ndyrë të përmendte këdo.
Ai është një ndyraq që jeton mbi vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve. Vepra e Konicës ishin librat, të këtyre janë PPP-të, kanabisi, droga, largimi i shqiptarëve dhe ministra që kanë përfunduar në burg.
E kishte zellin tamam, sikur e tha, si gomaricë. I eksituar, pëlliste me të madhe me këdo që e shikonte si armik” tha ai.