-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ditë pas zyrtarizmit, kandidati i Alibeajt renditet arsyet që e ‘detyruan’ të kandidonte për zgjedhjet e 14 majit!

Kryesoret

Pas dështimit të negociatave për një kandidat, Partia Demokratike zyrtare, ka nisur fazën e ristrukturimit të saj dhe procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Agron Kapllanaj, i mbështetur nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ka konfirmuar ditën e djeshme kandidaturën për Bashkinë Mallakastër, ndërsa në fundjavë do të prezantohet zyrtarisht para strukturave.

Ndërkohë, ditën e sotme, ai ka reaguar sërish në lidhje me arsyet që e shtynë atë për marrjen e këtij vendimi. Këtë reagim ai e ka bërë me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se kandidimi i tij ka qenë si kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve mallakastriotë që ai të kandidonte për zgjedhjet e 14 majit 2023.

‘Të nderuar bashkëqytetarë mallakastriotë kudo që ndodheni! Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj.

Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris publikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë, por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar.

Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja.

Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2023 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit.

Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush, Agron Kapllanaj.’, shkruan Kapllanaj në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit