-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kujt është ‘Toyota’ me targa malazeze? Laboratori i kokainës në banesën e ish-Kryekomunarit të Frakullit, dalin pamjet e mega-operacionit!

Kryesoret

Një mega-operacion i zhvilluar ditën e sotme ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze bëri të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kilogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

5 Pyetjet ka siguruar videon e megaoperacionit të zhvilluar në Frakull të Fierit ku ndodhej laboratori i drogës. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh. Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier. Prej së paku 3 muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit