“O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo,” këto kanë qenë fjalët e deputetit të PL-së, Petrit Vasili drejtuar taulant Ballës.
“Skizofren” dhe “idiot” janë bërë shkak që deputetët e PS-së t’i drejtojnë një shkresë kryetares së Kuvendit Linda Nikollës për përjashtim 10 ditor të Vasilit.
Kërkesa mban firmën e 7 deputetëve socialistë: Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.