-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për ku ishin nisur? “Katrori” i kapi me armë, por “thesarin” e kishin fshehur në shtëpi

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar nga policia e shtetit pasi u kapën me armë me vete. Në operacionin e koduar “Katrori”, policia u gjeti 4 të rinjve 2 pistoleta në makinë.

Më pas gjatë kontrollit të banesës atyre u janë gjetur dhe dy armë kallashnikovë. Policia ka bërë me dije se 3 prej të arrestuarve ishin me precedentë penal po për këtë vepër penale, armë mbajtje pa leje.

“Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit: B. M., 33 vjeç; K. K., 28 vjeç; K. V. (K.), 32 vjeç dhe R. M., 22 vjeç.
Shërbimet e Policisë ndaluan në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, automjetin tip “Range Rover” me të cilin qarkullonin këta 4 shtetas. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, me krehëra me municion luftarak, të fshehura poshtë kofanos së automjetit.
Në vijim të operacionit “Katrori”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e këtyre shtetasve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit të arrestuar R. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikovë dhe një sasi municioni luftarak,” njoftoi policia

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit