-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha tregon para Kuvendit se si po plaçkitet Porti i Durrësit!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye këtë mbrëmje në Kuvend për të diskutuar në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha e deklaroi këtë projekt me aferën e Inceneratorëve ku theksoi se Rama ka përdorur procedurë të përshpejtuar ashtu si hajduti kur tenton të humbë gjurmët.

“Sërish kthehem tek projekti i plaçkitjes më të madhe të këtij vendi, Plaçkitjes së pronës më të çmuar që është Porti i Durrësit. Këtu është një model absolutisht copy paste i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës si ajo e djegëseve. Djegësit me portin Marina Bay janë diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë ujë e ndarë në dysh. Njësoj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë e super përshpejtuar. Agaçi i djegësave mblodhi 17 akte me procedurë të përshpejtuar. Edhe këtu të gjitha janë më procedurë të rrufeshme të përshpejtuar sepse hajduti mendon se me shpejtësi mund të humbë gjurmët e tij”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit