-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Porti i Durrësit projekt i rëndësishëm për turizmin shqiptar”, Klosi: T’i lutemi Zotit që të bëhet!

Kryesoret

Deputeti socialist Blendi Klosi ka vënë në dukje rëndësinë e projektit të Portit të Durrësit në foltoren e Kuvendit. Ai tha se do ishte mirë që projekti të diskutohej nga ekspertët e opozitës dhe në fund të bënin koment.

Ish-ministri vuri gjithashtu në dukje se premtimet e socialistëve janë mbajtur, sidomos në lidhje me turizmin.

“Sa mirë do ishte që ky projekt të diskutohej nga ekspertët tuaj dhe në fund fare të vinit këtu me komente. Ne themi ato që bëjmë dhe bëjmë ato që themi. Durrësi nuk është një betejë e re elektorale. Jemi përballur disa herë në Durrës. Porti i Durrësit është aseti më i madh turistik i Shqipërisë. Është aseti më i madh i atij qyteti. Sot do sjellim më të mirën, më e mira është turizmi. Shqipëria duhet të krijojë ekonominë e detit, ekonominë blu. Në kohën tuaj deti ishte armik, nga deti vinte armiku. Deti nuk ekzistonte për ju si aset ekonomik”, tha Klosi.

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se të gjithë duhet të lutën që ky projekt të bëhet, teksa vuri në dukje edhe njëherë rëndësinë që ka për turizmin shqiptar.

“Ne bektashinjtë duhet të shkojmë në malin e Tomorit, të krishterët në Kishën e Laçit dhe ortodoksët dhe myslimanët në vendet e tyre të shenjta dhe t’i lutemi Perëndisë që ky projekt të bëhet”, tha Klosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit