Ish-deputeti Alqi Bllako liri i zgjati shumë pak, pasi ai është lënë në burg nga gjykata e Apelit.
Bllako akuzohet për përfshirjen në inceneratorin e Elbasanit si dhe nga përgjimet e fundit ka dalë se ai kishte udhëtuar dhe kishte shkëmbyer disa biseda me Klodian Zoton.
“Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”, ” ka njoftuar Gjykata.
Po ashtu disa ditë më parë gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për is-deputetin për përfshirjen në inceneratorin e Fierit.
“Ping pong” sekret në gjykatë! SPAK tjetër goditje Bllakos për inceneratorët