Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ndërsa fliste në foltoren e parlamentit e ka krahasuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”.
Ajo tha se kjo është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE. Sipas saj në 6 dhjetor ka një palë zyrtare që bën mbledhje me liderët e BE për të ardhmen e vendit, ndërsa në anën tjetër një grup që i bie dajres.
Sali Berisha tregon para Kuvendit se si po plaçkitet Porti i Durrësit!
“Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të. Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë. Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.
“Porti i Durrësit projekt i rëndësishëm për turizmin shqiptar”, Klosi: T’i lutemi Zotit që të bëhet!