Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Tiranës, kur në rrugë po kalonte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një qytetar duket mjaft i irrituar dhe kërkon t’i afrohet ambasadores Kim, teksa pëshpërit, në tentativë për t’iu afruar.
Por, sikurse shikohet në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, është e menjëhershme ndërhyrja e truprojave të ambasadores amerikane, të cilët bëjnë të mundur që Kim të vijojë e qetë rrugën dhe qytetari të largohet.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej me qytetarin, por as arsyeja që e shtyu atë të ndërmerrte këtë veprim.