Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al Shahrani nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës pas dëmtimit në kokë gjatë përplasjes me portierin e skuadrës së tij Al Owais.
Lajmi u bë me dije në Twitter nga llogaria zyrtare e Kupës së Botës për Arabinë Saudite.
30-vjeçari mbeti i shtrirë disa minuta në fushë gjatë ndeshjes me Argjentinën.
Pas daljes nga fusha ai u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua analizave.
Sipas mjekëve, radiografia e bërë tregon një dëmtim të rëndë, i cili e detyron lojtarin të humbasë pjesën tjetër të turneut.
Shahrani duhet ti nën shtohet një operacioni për shkak të gjakderdhjes së brendshme.
Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë për mjekim.
https://twitter.com/WorldCupHQ/status/1595314447593127942?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1595314447593127942%7Ctwgr%5Eec40fdc1cd93d8e9964dc796f87f441e8d01dd0a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.protothema.gr%2Fmoudial-2022%2Farticle%2F1310904%2Fmoudial-2022-anatrihiastiki-i-aktinografia-sto-kranio-tou-saoudarava-paikti-meta-ti-sugrousi-me-ton-subaikti-tou%2F