Në 24 orët e fundit bilanci nga covid në Shqipëri është; 423 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.