Në kohën kur nuk ndalen festimet në Arabinë Saudite për fitoren e arritur nga kombëtarja e vendit ndaj Argjentinës, u shpall edhe shpërblimi i heronjve të kombëtares.
Në veçanti, sipas raportimeve të Malay Mail, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, synon të blejë një Rolls Royce Phantom për secilin lojtar të ekipit kombëtar, duke shprehur kështu “mirënjohjen” dhe “faleminderit” të tij.
Vihet re se modeli i Rolls-Royce, Phantom kushton afërsisht 422 mijë euro.
Kujtojmë se princi i kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kishte shpallur festë kombëtare në vend, një ditë pas triumfit ndaj Argjentinës.
Bursa e Arabisë Saudite – Tadawul – mbeti e mbyllur, ndërsa punëtorët dhe studentët e sektorit publik dhe privat morën pushim për të… festuar në paqe.
Revista TIME, në fakt, komentoi: “Nëse një fitore e vetme mund të shkaktojë një festë kombëtare, çfarë do të bëjnë sauditët nëse ekipi i tyre vjedh turneun për mrekulli?”
Every player on Saudi Arabia is being rewarded with a Rolls Royce Phantom for defeating Argentina. pic.twitter.com/UVnl4T5rd0
— Odds Shark (@OddsShark) November 25, 2022