Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur në vrasje në Prishtinë, ku një grua 63 vjeçe dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti 70 vjeçar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se sot rreth orës 04:40 kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
“Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar I. G, mashkull 70 vjeç”, tha Ahmeti.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion
Trupi i pajetë i pajetë i viktimës 63 vjeçare është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.