Zbardhen detaje të reja për laboratorin e kokainës që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Fier. Mediat malazeze shkruajnë se bëhet fjalë për rreth 400 kg kokainë, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me pleh.
Po sipas tyre, porositësi i kësaj sasie kokainë ishte Zenel Çervanakut nga Tirana, mendohet se është vëllai i ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, banesa e të cilit ishte shndërruar në laborator kokaine, edhe ky i arrestuar.
Kompaninë Zenel Çervanaku e kishte hapur në 19 janar të këtij viti. Fusha e veprimtarisë? Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ku është regjistruar ai shkruan se ka qëllim import, eksport, e tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimikë dhe mallrave të ndryshme ku përfshihen:
I shpëtoi skanerit, si ishte fshehur kokaina? Zyrtari: Porositësi dhe hileja e trafikantëve
lule dhe peme dekorative, fidane te ndryshme, fruta dhe perime te fresketa, fruta te thata, fruta ekzotike, mallra ushqimore te fresketa, te paketuara, te perpunuara, ushqim per bime, qymyr dh pesticide te ndryshme.
Por kjo ishte kamuflimi, pasi brenda plehut u gjet kokaina. Viktor Çervanaku është arrestuar, por ende nuk dihet nëse vëllai përfundoi në pranga.
FOTO/ E rrethuar me mure, kjo është shtëpia laborator kokaine në Fier