-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTOT/ Dhunoi të moshuarën në Pejë, Aurona Pelaj shfaqet duke tymosur cigare pas lirimit nga qelia!

Kryesoret

Është publikuar fotografia e parë pas burgimit të Aurora Pelajt, infermieres e cila dhunoi nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Ajo është fotografuar teksa pi cigare dhe shijon lirinë, pasi Gjykata Supreme në Kosovë vendosi që të lirojë Aurona Pelajn bashkë me dy koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi. Fotografitë janë siguruar nga Sinjali.com dhe janë bërë mjaft virale në rrjet.

Kujtojmë se për lirimin e tyre reagoi edhe vajza e të moshuarës, e cila tha se me këtë vendim të gjykatës, nëna e saj është “dhunuar” për herë të dytë.

Nura në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme, vetëm sa e ka thelluar plagën.

Edhe avokati i familjes së të moshuarës, Meshari Selimaj, ka reaguar duke thënë se, sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

Kujtojmë se ndaj tre infermiereve, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Ngjarja e rëndë e cila shokoi opinionin publik ndodhi në fillim të muajit nëntor, në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit