-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia rrëzon kërkesën për ekstradimin e të “tmerrshmit” të Beratit

Kryesoret

Greqia ka rrëzuar kërkesën për ekstradim e Lulzim Cakës, i njohur si i tmerrshmi i Beratit.

Kush është Lulzim Caka:

Lulzim Caka është një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25-vite burg i është drejtuar për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese në dt. 19.12.2012,Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt.28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje.

Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami, piramidën e krimit në fillim të viteve ’90 për të Beratit. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë,ndërsa më pas si friksoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat-Fier,pasi shpesh postblloqet e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.

Në 20 Shtator pritet që avokati mbrojtës i Cakës ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shfuqizimin e vendimit nr. 00-2015-2122,të Dt.28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë pasi kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, duke e dënuar me 25-vjet heqje lirie Lulzim Cakën./BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit