Kanye West ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të zgjedhjet presidenciale për 2024 në Angli.
Ai ka ndryshuar emrin në Ye dhe ka postuar logon për fushatën si dhe një foto me Donald Trumpin. West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke tërhequr 70,000 vota.
Nisja e fushatës së West vjen pasi reperi përballet me një sërë polemikash të dëmshme.
Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi” – një frazë e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e zezave kanë rëndësi”.