Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe bashkohen me opozitën në protestën e 6 Dhjetorit që do të zhvillohet në Tiranë, që përkon me samitin e BE-së në Shqipëri.
Kryetari i PD-së, siguroi se protesta nuk do të cenojë mikpritjen dhe sigurinë e miqve.
“Ka garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mikpritjes së shqiptarëve.
Atë ditë të dalim të protestojmë për vlerat europiane, që janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i Edi Ramës” tha Berisha.
Berisha u bëri thirrje nxënësve dhe studentëve që të bojkotojnë mësimin ditën e protestës.
“Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë bashkë me studentët të mblidhen në Tiranë dhe t’ja kushtojnë të ardhmes së tyre europiane” tha Berisha.