-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porti i jahteve nga Alabbar, çfarë shkruajnë mediat arabe?

Kryesoret

Porti i jahteve që do të ndërtohet nga Mohhamed Alabbar në Durrës, ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave arabe.

ArabianBusiness shkruan se Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe.

Shkrimi në fjalë sheh një transformim pozitiv të Durrësi, i cili do ti shërbejë gjithë Mesdheut.

“Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit,” thuhet në media.

Nga ana tjetër, vetë Alabbar është shprehur se krahas historisë që ka Durrësi do të ketë dhe një destianacion të ri luksoz.

“Krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht atje me më të mirët prej tyre,” është shprehur ai.

“I njohur si “ Durres Yachts and Marina ”, ai po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”.

Zhvillimi do të akomodojë jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, dhe 170 dyqane tregtare, po planifikohen gjithashtu,” thuhet më tej në shkrim.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit