-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS i hodhi propozimin në “kosh”! Zhgënjehet Braçe: Koha për punë tjetër

Kryesoret

Situata nuk është aspak e qetë në grupin e PS-së. Është deputeti Erion Braçe që u ka futur xixat duke i përçarë. Në mesnatë socialistët rrëzuan propozimin e tij për të përjashtuar nga TVSH-ja importin e mëshqerrave të mbarsura.

“Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura” ishte propozimi që u rrëzua.

Megjithëse amendamenti i tij ka gjetur mbështetje dhe tek opozita, kanë qenë vetë kolegët e grupit socialist që e kanë rrëzuar.

Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi, si dhe deputetët e opozitës.

Por shumica socialiste e rrëzoi. Kjo e ka irrituar socialistin e vjetër që në mesnatë lëshoi një postim në Facebook duke shkruar: “KOHA PER PUNE TJETER!”, duke lënë hapësirë për interpretime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit