Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës pas përmbytjeve të kësaj jave.
Hohman është shprehur se BE është e gatshme për të ndihmuar në shtimin e kapaciteteve për të përballuar situata të tilla në vijim.
“Jemi këtu për t’ju ndihmuar për të rritur kapacitetet. Bashkia ka kërkuar masa paraprake që një gjë e tillë të mos ndodhë,” tha ajo.
Po ashtu, ambasadorja ka folur dhe për anulimin e granteve prej 28 milionë eurosh.
Ajo ka shpjeguar se kanë ndryshuar kushtet e kontratës për çështja është diskutim.
“Ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë”, shtoi ajo.
Fondi i BE-së do të përfshinte rikonstruktimin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit.