-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi: 21% e serbëve e pranojnë shtetin e Kosovës, 24% duan ta pushtojnë

Kryesoret

Numri i serbëve të cilët janë për pranimin e pavarësisë së Kosovës mbetet ende i ulët, megjithatë shifra nuk është krejtësisht e papërfillshme referuar të dhënave nga një sondazh i një organizate jo qeveritare serbe.

Shifrat e organizatës me seli në Beograd Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA), thonë se shtetësia e Kosovës është e pranueshme nga 21 për qind e serbëve në Serbi.

Por, një përqindje më e madhe e tyre, 24 për qind, sipas të dhënave të CRTA, thonë se “Serbia duhet ta pushtojë Kosovën”.

Ata besojnë realizimi “i pushtimit” duhet të bëhet me përkrahjen e Rusisë.

Kurse, përqindja më e madhe, 63 për qind, thonë se është e pa pranueshme që Serbia dhe Kosova ta njohin reciprokisht njëra-tjetrën brenda kufijve ekzistues dhe të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por që nuk shkojnë tek ekstremi “i pushtimit”.

Të njëjtat shifra janë gjeneruar pas anketimit të serbëve kur këta të fundit janë pyetur se a është e pranueshme apo jo që Serbia ta braktis dialogun, edhe pse një gjë e tillë e bllokon integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“24 për qind të qytetarëve thonë se kjo është e pranueshme për ta ndërsa 55 për qind janë kundër kësaj”, thuhet në anketën e zhvilluar nga CRTA në Beograd.

Sa i përket serbëve, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“62 për qind e serbëve mbështesin një dialog të tillë, ndërsa vetëm 18 për qind janë kundër”.

Organizata nuk ka zbuluar kryqëzime të tjera që tregojnë dallimin në rajone të pranimit ose jo të Kosovës, dallimin në gjenerata, në shkollim dhe dallimi gjinor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit