-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia nis sonte! Qytetet ku do të bjerë dëborë në fundjavë (Harta-LIVE)

Kryesoret

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon këtë fundjavë mbi vendin tonë ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 13 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.25) dhe nesër (e shtunë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit