-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozët serbë provokojnë sërish me gjestet kundër Kosovës

Kryesoret

Pas humbjes 2-0 kundër Brazilit tifozët serbë zgjodhën ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste kundër Kosovës në stadiumin “Lusail”.

Ata hapën në stadium një flamur me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb ku sipër saj ishte i vulosur shkrimi “Nuk ka dorëzim”.

Por kjo nuk ka mjaftuar pasi edhe në dhomën e zhveshjes së kombëtares serbe ishte shpalosur po i njëjti flamur.

Një provokim i tillë ndëshkohet sipas rregullave të FIFA-s, por që deri më tani nuk ka ardhur ende asnjë reagim.

Serbia është në një grup me Zvicrën, ku luajnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilëve iu është ndaluar të festojnë me “shqiponjën dy krenare” në këtë botëror.

Gjesti është ndaluar pas festimit në Euro 2016 që u bë nga këta të fundit gjatë ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë. Të dy futbollistët u ndëshkuan me gjobë për gjestin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit