-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me 40 mln euro kokainë, çfarë e lidh zyrtarin me 21 Janarin?

Kryesoret

Ish-kreu i komunës së Frakullit në Fier, Viktor Çernavaku, aktualisht drejtor në OST është mes 10 personave të arrestuar për 430 kg kokainë që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij.

Kokaina e fshehur mes plehut erdhi nga Kolumbia nga kompania e vëllait të tij, Zenel Çernavaku me seli në Tiranë.

Viktor Çervanaku është emër i njohur për socialistët e Fierit. Ai ka qenë funksionar i partisë socialiste për zonën e Fierit e po ashtu pjese e proceseve gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtaj me 21 Janar të vitit 2011.

Konkretisht në korrik të vitit 2012 në një nga seancat gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtajt, Viktor Çervanaku ka treguar si u ekzekutua.

“Demostruesi Faik Myrtaj është ekzekutuar me armë zjarri teksa ishte duke qeshur dhe bërë shaka me grupin e protestuesve të ardhur nga qyteti i Fierit.

Viktor Çernavaku në vitin 2012 në gjyq për 21 Janarin

Myrtaj ndodhej me shpinë nga kryeministria dhe në momentin e vrasjes, nuk ka qenë duke qëlluar me gurë ndaj policisë, por ishte duke qeshur.

Në momentin e vrasjes Faik Myrtaj ka bërtitur “…o…o çfarë më kafshoi…çfarë më goditi” dhe më pas është këputur i gjithi në trotuar, duke gjetur vdekjen e menjëhershme” deklaroi ai në gjyq.

Viktor Çernavaku është drejtor në OST. Në listëpagesat e muajit prill të vitit të kaluar sipas listës së pagave që dolën , ai rezulton se në këtë institucion paguhet 2 milionë lekë të vjetra në muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit