Edhe pse policia nuk i dha leje për tubimin e 6 dhjetorit në bulevard, pasi vijnë liderët e Brukselit, kreu i PD-së shprehu me ngulm se protesta do të mbahet.
Një nga simpatizantët e tij, i kërkoi që protesta të bëhej në sheshin Skënderbeu, por ai e refuzoi duke thënë se do të zhvillohet në bulevard.
“Tubimi do të jetë më i madhi që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe ju siguroj se s’ka forcë në botë që ndalon mbajtjen e atij tubimi.
Do dëshmojë revoltën e këtyre qytetarëve ndaj një njeriu që ka shndërruar shqiptarë në njerëz të gomoneve, për të dëshmuar revoltën e qytetarëve ndaj një njeriu që po vjedh pronat publike. Po varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë”, tha ai.