Historia e një shqiptari, i cili po bën të pamundurën për të qëndruar në Britaninë e Madhe ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Ai u kthye 2 herë nga autoritet vendase, por nuk i ndali përpjekjet e tij. Më pas u përpoq për të tretën herë të qëndronte, me argumentin se të kesh një jetë familjare dhe një fëmijë i jep të drejtën të qëndrojë nën ligjet e të drejtave të njeriut.
Blerim Ismalaj, 30 vjeç, u dëbua nga Britania në janar 2013, pasi u dënua me 16 muaj në Institutin e të Rinjve për veprën penale të drogës.
Ai u kthye dy herë në Mbretërinë e Bashkuar, herën e fundit në vitin 2019 kur pati një fëmijë me partneren e tij britanike.
Duke u mbështetur në ndryshimin e ri të rrethanave, ai përdori Aktin e të Drejtave të Njeriut për t’u përpjekur të qëndronte, duke zhvilluar një betejë të kushtueshme ligjore në të cilën ai pretendoi se jeta e fëmijës së tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të dëbohej për herë të dytë.
Por gjyqtari që kryeson apelin e tij e ka cilësuar tani çështjen e Ismalajt si “të keqkuptuar” dhe ka lënë në fuqi vendimin për dëbimin e tij për të tretën herë.