Spektakël pa fitues. Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.
Fillimisht ishte Spanja që kaloi në avantazh me Moratën, ndërsa Gjermania barazoi me Fulkrug. Grupi E mbetet me llogari të hapura, pasi të 4 ekipet kanë shanse të avancojnë në fazën e 1/8-ave.