-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Keni vetëm dy rrugë”! Si u zbuluan policët që grabitën qytetarët në Tiranë?

Kryesoret

Dje në Tiranë u arrestuan dy efektivë policie me akuzën e grabitjes me dhunë të qytetarëve në Liqenin Artificial të Tiranës.

Të arrestuarit janë Serxhio Cani 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Policia i akuzon se grabitën disa të rinj të cilët konsumonin kanabis në këmbim që të mos shoqëronin në komisariat.

Po sipas policisë, konkretisht policët u kanë marrë me forcë një shumë parash, dy të rinjve; F. V. dhe F. D. në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në komisariat.

Denoncimet për dy policët kanë qenë të shumta. Kjo ka bërë që policia të niste verifikimet dhe hetimet vetë në terren duke i kapur “mat” dy policët, të patrullës dhe bashkiakes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit