-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja u refuzon komisionin për investimet strategjike, Vasili: Është një bunker!

Kryesoret

Deputeti Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj refuzimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Vasili ka shkruar se Kushtetuesja është bërë një bunker dhe është nën akuzë për shumë çështje tepër të rënda.

“Ky bunker ku eshte strukur Gjykata Kushtetuese eshte perdorimi i nje mediokriteti vulgar juridik te porositur nga qeveria, e cila ka qene dhe eshte nen akuze per shume ceshtje teper te renda.

Gjykata Kushtetuese, qe me te njejtin arsyetim qesharak te moslegjitimitetit ose te kerkuesit apo edhe te vetvetes i eshte fshehur gjykimit per legjitimitetin e zgjedhjeve lokale 2019, te vendimarrjes se cilesuar te pushtetit lokal, te ligjit per strehimin social, te ligjit per Korporaten e Investimeve, te nismes per komision hetimor per investimet strategjike etj.

Pra kjo Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur me urdher politik qe te mos gjykoje!

Si e tille legjitimiteti i saj per te mbrojtur Kushtetuten eshte thermuar krejt,” ka shkruar Vasili.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit