Historike! Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës janë mbledhur sot për herë të parë bashkë në Tiranë. Kryetarët e kuvendeve, kryeministrat dhe deputetët e dy vendeve janë mbledhur me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.