Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, deputetja Mesila Doda në fjalimin që mbajti në Kuvendin historik sot në Tiranë kërkoi nga dy vendet, Shqipëria dhe Kosova që të nisin punën me 4 pika për bashkimin kombëtar.
“Së pari, kemi detyrimin të afrojmë brezat e rinj me njëri tjetrin për një afrim intelektual. Së dyti duhet të kemi ekonomi të integruara dhe Lekun monedhë zyrtare, që do të krijonte lehtësi.
Së treti, krijimi i një akademie kombëtare të shkencave që të punojnë për platformën e bashkimit kombëtar. Së katërti, krijimi i një komisioni të përbashkët për nismat ligjore dhe që të koordinonte axhendat politike.
Kjo do të thotë të nisim punën për të bërë kufijtë të pavlefshëm. T’i japim jetë projektit të kombit modern shqiptar” tha deputetja, Mesila Doda në mbledhjen e kuvendit të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.