-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi “djeg” bastexhinjtë në Korçë

Kryesoret

Gjashtë persona, dy administratorë lokalesh dhe katër qytetarë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vendosje bastesh në Korçë. Në një kontroll blic mbrëmë në lagjet nr. 7 dhe 10, Korçë policia gjeti një celular që shërbente për vendosjen e basteve sportive të Botërorit që po zhvillohet në Katar. Ndeshja e mbrëmjes së djeshme ishte Argjentinë-Meksikë që u finalizua me triumfin e Messit.

Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme, në qarkun e Korçës, dhe si rezultat, kanë goditur 3 raste të këtyre paligjshmërive, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. I., 52 vjeç; J. M., 46 vjeç; N. P., 50 vjeç dhe E. D., 37 vjeç, banues në Korçë dhe në fshatin Barç, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lagjen nr. 18, Korçë, në lokalin në pronësi të shtetasit E. I., rezultoi se ky shtetas e ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale. Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit J. M., N. P. dhe E. D., duke luajtur bixhoz me zare.

Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. M., 39 vjeç dhe D. B., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjet nr. 7 dhe 10, Korçë, në lokalet në pronësi të tyre, iu gjetën dhe iu sekuestruan secilit, nga 1 aparat celular, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit