Hakim Ziyech mposhti Thibaut Courtois në minutat shtesë të pjesës së parë falë një goditjeje dënimi, por VAR-i anuloi golin.
Marokenët nuk u ndalën dhe festuan 17 minuta nga fundi. Lojtari i Sampdorias, Abdelhamid Sabiri përsëriti goditjen e Ziyech te goli i anuluar.
Roberto Martinez përdori edhe kartën Romelu Lukaku, por në minutat shtesë erdhi goli i dytë për Marokun.
Ziyech lëvizi bukur në krahun e djathtë, u fut në zonë dhe dhuroi asist për Zakaria Aboukhlal.
Marokenët patën fat në takimin e parë ndaj Kanadasë, të cilin e fituan 1-0.