-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Pavarësisë, Berisha uron qytetarët: Ta shndërrojmë Shqipërinë në shtëpinë e së ardhmes sonë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar qytetarët shqipatrët për Ditën e Pavarësisë.

Berisha me anë të një video në TikTok u shpreh  se vendi po përballet me një problem shumë të madh, që i cili sipas tij është “regjimi i politikave që ndjek me antireformat që realizon dhe me plaçkitjet që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike”,.

Gjithashtu ai shtoi se është pikërisht ky regjim që po detyron shqiptarët të largohen.

Deklarata e plotë:

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.

Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve.

Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.

Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë!

Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi.

Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët!

Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.

Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit