Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka cilësuar të pakëndshme komentet e ministres së Brendshme britanike Suella Braverman, që i cilësoi emigrantët shqiptarë “pushtues dhe kriminelë”. Ajo tha se duhet luftuar për të ndryshuar stigmën për shqiptarët.
“Mendoj që është një pyetje shumë e rëndësishme është fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve njerëzve të tjerë.
Mendoj që është një fjalë e pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar për të ndryshuar stigmën që kanë ndaj shqiptarëve” tha ajo. Dua Lipa do të performojë sonte në Tiranë me rastin e festës së Flamurit.