-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri, sot 110 vjet shtet

Kryesoret

Sot Shqipëria shënon 110-vite pavarësi që nga 28 Nëntori i 1912, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

Kjo datë është historikisht e veçantë për shqiptarët në të gjithë botën pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443.

Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të qënë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.

Kjo ditë  shënuar për vendin tonë është përshëndetur edhe nga google, teksa në faqen kryesore është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe teksa hyn ka dhe një shpjegim për ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Vizatimi i sotëm për Ditën e Pavarësisë shfaq flamurin kombëtar shqiptar që valvitet në qiellin blu,” shkruhet në shpjegimin e Doodle-t për sot.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit