-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap pas hapi! Rama dhe Kurti të rrethuar nga një dyzinë me truproja (FOTO)

Kryesoret

Vlora ishte kryeqendra e festimeve ditën e sotme me rastin e 110-vjetorit të ngritjes së Flamurit nga Ismail Qemali.

Rrugët e qytetit bregdetar dhe sheshi historik sot më shumë “gumëzhinin” nga parakalimet e delegacioneve të Shqipërisë dhe Kosovës krahasuar me festën në vitet e kaluara.

Edhe kryeministri, paçka asaj që shfaqej nuk ishte i qetë.

Raportet me kryetarin e bashkisë Dritan Leli nuk janë aspak të mira, opozita nuk ishte dhe në krah të tij ishin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Marrëdhëniet kanë qenë të ftohta me liderët e Kosovës por sot për hir të festës duke se “akujt u shkrinë”. Megjithatë divergjencat mbeten të forta.

Për t’u rikthyer edhe njëherë te atmosfera, sot qyteti i flamurit pa më shumë truproja sesa njerëz që festonin në rrugë.

Sikur duket nga fotot e mëpotshme, delegacionet e Shqipërisë dhe Kosovës ishin të rrethuar në çdo hap nga garda dhe truprojat, që ishin të shumtë në numër. Një mbrojtje e tillë ekstreme vështirë të kuptohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit