Rikthehen me ndeshjet e tyre të dyta skuadrat e grupit G dhe H në Kupën e Botës 2022.
Në orën 11:00 do të përballen në stadiumin “Al Janoub” dy skuadrat me nga 0 pikë në grupin G, Kameruni dhe Serbia.
Pas humbjes së ndeshjeve të para ata do të luftojnë për të fituar 3 pikëshin e parë për këtë turne.
Ndeshja e dytë e ditës së sotme do të luhet mes Koresë së Jugut dhe Ganës në orën 14:00 në stadiumin “Education City”.
Koreja përkatësisht renditet me 1 pikë në grupin H ndërsa Gana pa asnjë pikë.
Brazili dhe Zvicra rikthehen pas fitoreve të ndeshjeve të para për të luftuar për një 3 pikësh të dytë.
Ndeshja mes tyre do të luhet në stadiumin “974- Ras Abu Aboud” në orën 17:00.
Mbrëmja do të mbyllet me ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait në orën 20:00 në stadiumin “Lusail”.
Portugalia do të luftojë për një 3 pikësh të dytë ndërsa Uruguai i Suarez shpreson për 3 pikëshin e parë.