10 shqiptarë janë arrestuar në Spanjë për kultivim kanabisi. Të arrestuarit janë të moshave 19 deri në 40 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare.
Nga operacioni janë asgjësuar 44382 bimë në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo. 20 kampe të fshehura në zona të pyllëzuara të vështira për t’u arritur janë çmontuar.
“Gjatë gjithë kohës kujdestarët ruanin një nivel maksimal të gatishmërisë, duke pasur gjithmonë disa rrugë shpëtimi, në rast se zbuloheshin ata do të largoheshin nga vendi duke u larguar nga plantacioni, gjë që vështirësonte mbikëqyrjen nga agjentët, të cilët duhej të merrnin masa ekstreme për t’i zbuluar” deklaroi policia spanjolle.
Gjithashtu janë zbuluar 9 dhoma tharjeje, 11 rezervuare uji, 2 gjeneratorë, 5 pompa uji, 10 celularë dhe mjete dhe vegla të shumta të dedikuara për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës.